Akuzat për vila, apartamente e prona, Mirlinda Karçanaj përgjigjet publikisht: Jetoj me qira! Çdo qindarkë e kam të deklaruar

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka komentuar për herë të parë publikisht akuzat ndaj saj se posedon një sërë pasurish, ku disa prej tyre janë sekuestruar nga SPAK.

Karçanaj ka deklaruar se pasuritë që ajo zotëron vijnë falë një jete pune. Ajo tha se ka emigruar për vite me radhë në Kanada dhe më pas është rikthyer në vendin tonë, ku ka mbajtur disa pozicione në institucionet shtetërore.

Sekuestrimi është masë procesi ligjor, por jo përfundimtar. Ajo që ju e quani pasuri, janë mure dhe pasuri të ndërtuara me ndershmëri. Unë kam punuar 6 vite si pedagoge. Kam shkuar në emigracion në Kanada dhe kam punuar që në muajin e dytë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Më pas jam rikthyer dhe kam punuar në Bashkinë e Tiranës. Më pas kam shkuar në AKSHI. Çdo të ardhur e kam deklaruar në ILDKPI. Çdo gjë është deklaruar dhe çdo qindarkë që kam përfituar”, tha ajo.

Më tej, Mirlinda Karçanaj deklaroi se aktualisht jeton me qira në një apartament pranë AKSHI-t, ndërsa tha se më parë ka jetuar në një apartament pa kushte të kohës së komunizmit.

Unë aktualisht jetoj me qira, ndërsa deri në fund të vitit 2024 kam jetuar në një apartament të kohës së Enverit, i cili është pa kushte. Apartamentin ku jetoj e kam marrë me qira afër AKSHI-t dhe deri në momentin që do të shisja atë të kohës së Enverit dhe një pronë të mamasë, që të blija edhe unë një apartament për veten. Ky apartament i marrë me qira është deklaruar në SPAK që në fillim të hetimeve dhe e kam me noter”, tha ajo.

Sa i përket akuzave për vilën në Qerret, ish-drejtuesja e AKSHI-t tha se bëhet fjalë për një apartament të marrë me qira për pushime dhe jo për një pronë në zotërim të saj.

“Ndërkohë që për vilën, është një apartament që është marrë me qira për të kaluar pushimet dhe nuk është në pronësinë time”, u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT