Paralajmërim për deputetin? Policia e konfirmon: Në banesën e Xhelal Mziut kishin vendosur tritol

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pas mesnatës ku një shpërthim i fuqishëm tronditi vendit.
Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu konfirmojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu.
Sipas Policisë, sasia e tritolit ishte vendosur në murin rrethues të banesës së demokratit. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.