4 Janar 1924, lindi Kadri Roshi, gjigandi i skenës shiptare, e kujtojmë me respekt

Kujtojme me respekt të madhin dhe të paharrueshmin Kadri Roshi, një yll në panteonin e kinematografisë dhe skenës shqiptare. Bashkë me jetëshkrimin faqja Na Ishte dikur ka pregatitur edhe një fotoalbum me foto të ndryshme të aktorit të mirënjohur. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt.

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma u nda nga jeta kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vd, iq edhe i ati./Naishtedikur.info

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj./Naishtedikur.info

Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.

Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë. /Naishtedikur.info

Filmiografia e aktorit Kadri Roshi/Naishtedikur.info

Kolonel Bunker (1998)

Kaskadori shqiptar (1998)

Mirupafshim (1997)

Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vd, ekjes

Tingujt e harresës (1996)

Plumbi prej plasteline (1995)

Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)

Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër

Vd, ekja e burrit (1991)

Fletë të bardha (1990)

Misioni përtej detit (1988)

Pesha e kohës (1988), Kryetari

Rikonstruksioni (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami

Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984)

Fejesa e Blertës (1984), Uani

Apasionata (1983)

Era e ngrohtë e thellësive (1982)

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani

Partizani i vogël Velo (1980)

Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi

Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vd, ekje (1979), Xha Hyseni

Gje, neral gramafoni (1978), Parandili

Njeriu me top (1977), Plaku Mere

Shëmbja e idhujve (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

Fije që priten (1976)

Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari

Përballimi (1976)

Tokë e përgj, akur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Malet me blerim mbuluar (1971)

I teti ne bronz (1970), Ademi

TFurtuna (1959)

Tana (1958)

Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për brilantin Kadri Roshi, do të kujtohesh gjithmonë mjeshtër./Naishtedikur.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT