VIDEO / Rama, kartolinë nga vendlindja e Gjergj Fishtës

Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Fishta, duke bërë ftesë që të kalohet një fundjavë e këndshme në këtë vend historik.

Në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë në rrjete sociale, shihen momente nga kampionati i thyerjes së vezëve të Pashkës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga fundjavat në Fishtë, bashkë me një ftesë për ta vizituar këtë vend të veçantë, ju uroj një të diel të mbarë“, shkruan Rama krahas pamjeve.

Kujtojmë se kampionati i vezëve u mbajt më 5 prill, dita që përkon me Pashkën. Mbi 400 konkurrentë morën pjesë në garë, duke sfiduar njëri-tjetrin për të nxjerrë vezën më të fortë, në një ritual që lidhet ngushtë me simbolikën e kësaj feste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT