VIDEO/ Lapaj depoziton projektligjin: Edi Rama votoje! Ke sot TVSH-në më të lartë në rajon për ushqimet e shportës

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se forca e tij politike ka depozituar në Parlament një projektligj për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 20% për produktet e shportës ushqimore.

Lapaj, duke mbajtur në dorë projektligjin e firmosur nga përfaqësuesja e lëvizjes në Parlament, Ana Dajko, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta votojë këtë nismë.

Dy metra gënjeshtar! Ka plot 13 vite që ka ardhur në pushtet me këtë premtim dhe nuk e ka mbajtur. Ndaj ne e sollëm të gatshëm projektligjin për heqjen e 20% tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e shportës ushqimore. Dhe konkretisht për vezën, për bukën, për qumështin, për miellin, për orizin, etj. Edi Rama votoje, pasi ke sot tatimin mbi vlerën e shtuar më të lartë në rajon për ushqimet e shportës,” u shpreh Lapaj.

Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve, ndërsa vendimi i Parlamentit pritet të tregojë nëse mazhoranca do të mbështesë këtë propozim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT