“One Man Show”, Sot ishte prezantimi i qeverisjes “Rama 3”!

Ditën e sotme, kryeministri Rama bëri një shfaqje “One Man Show”, për të shpalosur platëformën e tij Anti-KÇK (Kap ça të kapësh), një ligj special kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Për kreun e ekzekutivit, zbatimi i paketës anti KÇK është prioritare për qeverinë e tij, ndaj Rama kërkoi nga deputetët e partisë së tij që ta miratojnë në parlament pa asnjë përjashtim. Këtu ai u dha një sinjal atyre që njihen si “tradhëtarët” e socialistëve, të tillë si: Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Niko Peleshi e disa të tjerë.
Në fakt, debatet sot u fokusuan tek kompetencat e kësaj pakete, nëse Ministri Lleshaj po merrte superkompetenca apo SPAK po sfumohej. Ajo që u diskutua shumë pak, ishin 7 pikat që kryeministri Rama i prezantoi si objektiv të qeverisë, për pjesën e mbetur të mandatit.+
Dhe ky ishte një sinjal i zhgënjimeve të njëpasnjëshme të Ramës!
E para ishte protesta e studentëve, e nisur në dhjetorin e vitit të kaluar dhe që Rama nuk mund ta kapërdinte lehtë. Ndaj një furtunë mbi qeverinë e tij ishte më e pakta që mund të bënte, duke shkarkuar Ministrat që kishin mbajtur për 6 vite karrigen.
Së dyti, ishte dështimi me përzgjedhjen e Ministrave të rinj. Këtu e nisim me negociatat. Pavarësisht justifikimeve se kjo ishte një çështje që nuk kishte të bënte me Shqipërinë, por me vetë BE, Rama fajësoi në heshtje Ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn. Reforma në Arsim dhe Ministrja Besa Shahini, patën një performancë të dobët përgjaë këtyre muajve. Pakënaqënsitë nuk mungonin as për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilën e shmangu nga programi KÇK, duke përdorur juristat e Kryeministrisë.
I gjendur përballë presionit të publikut, Rama vendos mos ndryshojë kabinetin qeveritar, por programin qeverisës. Prej kohësh, Ministra si Ahmetaj apo Bushati, po punojnë nën rrogoz për të dëmtuar Ministritë, me shpresën që një ditë do të rikthehen në vendin ku ishin.
Por nuk ka gjasa që të ndodh, pasi do të ishte fundi politik i Ramës. Le të kthehemi tek pikat e programit qeverisës, që duket se janë njësoj si premtime të fushate elektorale.
Prioritetet e bëra publike sot kanë të bëjnë së pari me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. E dyta, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbëjnë qytetarëve dhe shërbimet të bëhen online, së paku aplikimet.
Si prioritet të tretë shpalli energjinë dhe infrastrukturën. Prioriteti i katërt regjimi i ri në vijën bregdetare. “E kemi parë në këto vite që vija bregdetare është marrë dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Flasim të fortë për prokurorë. Sikur ta dini sa prokurorë zotërojnë vijën bregdetare vini duart në kokë – tha Rama.
Prioriteti i pestë është mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë jo për bizneset dhe legalizmi përfundimtar i tokës bujqësore.
Një tjetër prioritet dhe i gjashti në shpalljen që bëri Rama për ministrat, deputetët, apo zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij, lidhet me domosdoshmërinë e transformimit të strukturës së universitetit.
Në fund, po jo më pak të rëndësishëm, Rama renditi si prioritet të qeverisë së tij të shtatë në një vit e gjysmë të mbetur nga mandati Shengeni Rajonal.
Dhe ky projekt me “7 pika” janë detyrat e shtëpisë nga të cilat Rama nuk do tolerojë askënd, pasi këto janë “prova e zjarrit” për cilindo anëtar i kabinetit. Megjithatë mbetet për tu parë, nëse kjo qeveri e brishtë e Ramës, ka peshën dhe energjinë për të realizuar programin e ri qeverisës “Rama 3”.