Parti e re? Topalli: Qeveria dhe opozita, gjysmat e një së keqeje

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një së keqeje.
“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje, për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit për Top Channel.
Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.
“Populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.
Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, prandaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban të gatshëm.
“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë ajo.
Shprehet gjithashtu e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.
“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri…”.
Topalli nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli, të cilët Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet njësoj, dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.
“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së.
Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.
“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon.”/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT