U la jashtë takimit te Pallati i Kongreseve për shkak të gabimit teknik, kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj thotë se u mirëprit nga Rama por zgjodhi të tërhiqej (REAGIMI)

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme te Pallati i Kongreseve, ku kryeministri Rama mblodhi të gjithë kryetarët e bashkive, me përjashtim të disave, kryetari i Pukës, Rrok Dodaj i cili u la jashtë kësaj mbledhje, është shprehur se dhe pse emri i tij nuk ishte në listë ai u mirëprit për t’u bashkuar.
Në një reagim të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryetari i Bashkisë Pukë sqaron se kur mbërriti te Pallati i Kongresve mori vesh se atij i ishte dërguar ftesa gabimisht, por megjithatë ai u mirëprit për t’iu bashkuar takimit.
Ndërsa ka shtuar se zgjedhja e tij ishte të tërhiqej nga takimi.
“Situata u sqarua menjëherë në mënyrë institucionale dhe nga ana e organizatorëve pati një ndjesë për këtë pasaktësi dhe keqkuptim të krijuar si pasojë e njoftimeve të mëparshme. Gjithashtu, nga ana e tyre u shpreh gatishmëria për të më mundësuar hyrjen në takim, por në mirëkuptim të plotë të rrethanave dhe duke respektuar organizimin e përcaktuar, vendosa të tërhiqem” shkruan Dodaj në reagimin e tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë fjalës së tij para kryebashkiakëve socialistë Rama ka theksuar rëndësinë e ngritjes së emergjencave civile në nivel vendor, duke kërkuar nga ata që të intensifikojnë angazhimin e tyre në këtë fushë.
Po ashtu, kryeministri ka kërkuar përkushtim më të madh në zbatimin e “Paketës së Maleve”, një projekt i cili sipas kreut të qeverisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët dëshirojnë të investojnë në vendin e tyre.
Reagimi i plotë i Rrok Dodajt: