“TURP!” Braçe nuk i ndal kritikat ndaj Bashkisë Tiranë: Të moshuarit në këmbë e në pikë të vapës për të marrë abonenë (VIDEO)

Që nga dita kur shpalli haptazi kandidaturën e tij për të konkurruar si kryebashkiak i Tiranës, socialisti Erion Braçe nuk i ka ndalur kritikat ndaj qeverisjes së kryeqytetit.

Së fundmi, në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebok, Braçe denoncoi shërbimin pa kriter që ofrohet në pikat e kioskave ku jepen abonetë falas për të moshuarit.

Deputeti socialist shprehu publikisht shqetësimin e tij për shërbimi e ofruar ndaj të moshuarve të cilët u duhet të presin me orë të tërë në pikë të vapës në këmbë për të marrë abonenë.

“Më erdhi turp të shkoja më afër, sinqerisht; Kanë që në mëngjes në rradhë apo kjo rradhë! Falë pemëve këtu ka hije, lehtësim për të sëmurët mes tyre; Por në këmbë më shumë se një orë është tuuuuurpppp! Dhe kjo është e përmuajshme, cdo fund muaji si vuajtje e këtyre njerëzve!” shkroi Braçe në postimin e tij.

Duke theksuar se ofirmi falas i abonesë për të moshuarit është një politikë e mirë e bashkisë, Braçe thekson se duhet të përmirësohen kushtet për ofrimin e një shërbimi të tillë.

Kujtojmë se nga fundi i muajit mars, Erion Braçe shpalli kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndryshe nga vendimi i kryetarit të PS dhe strukturave të Kryeqytetit që kanë shpallur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor në 2027.

Postimi i Erion Braçes:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT