Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

Shërbimi i Transportit publik do i rikthehet normalitetit. Ministri për Infrastrukturën dhe energjinë Enea Karakaçi ka bërë me dije se qeveria do ta subvencionojë transportin publik, për ta rikthyer shërbimin në normalitet, pas rekturimit me 40% të flotës së autobusëve si pasojë e krizës së çmimit të naftës.

“Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.

Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët.

Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë.”, shkruan ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT