Zeqiri: Pse shqiptarët e Maqedonisë u përjashtuan nga abetarja e unifikuar

Izet Zeqiri
Deputeti i RDK-së në Maqedoni, Izet Zeqiri, ka kërkuar nga qeveria dhe partia shqiptare në pushtet, BDI, se përse nxënësit shqiptarë në këtë vend nuk do të mund të jenë pjesë e projektit të abetares së përbashkët Shqipëri – Kosovë.
Ai ka thënë se për shkak të dështimit të partisë shqiptare dhe të zyrtarëve të saj në qeveri dhe Ministrinë e Arsimit, nuk u arrit që nxënësit shqiptarë të jenë pjesë e projektit të abetares së përbashkët.
“Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, është i paaftë për të përfshirë Maqedoninë në projektin e abetares. Janë të kota premtimet se do të bëjnë diçka më tepër në planin e hulumtimeve shkencore kur nuk kishin fuqi të përfshihen në projektin e abetares”, deklaroi deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Izet Zeqiri, duke përmendur se në këtë drejtim ka pasur polemika dhe fajësime midis zëvendësministrit të arsimit të Maqedonisë, Safet Neziri dhe ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.

Kohë më parë, Neziri kishte nënvizuar se Maqedonia nuk ishte ftuar në pjesëmarrjen në projektin e abetares së përbashkët, ndërsa kundër tij ishin deklaruar dy ambasadorët e Kosovës dhe të Maqedonisë në Shkup, të cilët kanë konfirmuar se faji qëndron tek mungesa e hapësirës ligjore për përdorimin e abetares së përbashkët nga nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Maqedoni.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT