Tentativë grabitjeje që hapi “dosje” të reja për policinë, i mituri del i plagosur nga banesa që ushtrohej prostitucion në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet procedurale për arrestimin e një 24-vjeçareje me inicialet S. Sh., si dhe të një 17-vjeçari. Po ashtu, është referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për një 30-vjeçar me inicialet M. B.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës të miturin, i cili më herët ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën ku ajo ushtronte prostitucion.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia ka gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Kokainë, e cila dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.

I mituri është dërguar në kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT