Vihen pa lejen e MASH-it katër emrat shqip të shkollave

Ndërsa MASH dhe Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale janë kërcënuar se do të ndërhyjnë me polici për t’i hequr tabelat me emrat e rinj të shkollave, Komuna Çair i ka vënë tashmë ato në katër shkollat shqipe.
Dita e sotme ka zbardhur me tabelat e reja të emrave në shkollat “Rajko Zhinzifov”, “Cvetan Dimov”, “Jane Sandanski dhe “Nikola Vapcarov”.
Me propozim të Komunës Çair, ato do të quhen “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Beu” dhe “Imri Elezi”.
Nga Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale kanë paralajmëruar se do të dërgojnë ekip për t’i inspektuar këto pohime.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT