Shqipëria siguron edhe 30 mijë teste, pritet të mbërrijë sasia e kërkuar

“Kemi porositur 30 mijë teste të reja”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e konfirmoi një gjë të tillë.  “Kemi porositur 30 mije teste të reja, që në bashkëpunim me OBSH janë në procedim e sipër, bashkë me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë, do të porosisim dhe të tjera”, tha Manastirliu.

Manastirliu i është përgjigjur pyetjes për rritjet e numrit të testimeve sipas thirrjes së Partisë Demokratike që sipas saj i referohet OBSH-së.

“Nëse nuk do të kishim teste nuk do të bënim teste çdo ditë dhe nuk do zbulonim vatra çdo ditë. Fakti që stoku i testeve, tamponëve rritet është tregues që ne nuk kemi probleme.

Strategjia e testimit vendoset nga ekspertët. Ne u përgjigjemi atyre. Gjurmimet epidemiologjike po bëhen sipas standardeve”, deklaroi Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT