Skema e pushtetit del zbuluar, TRONDIT Artan Hoxha: Orest Sota shkoi te merrte certifikatën e pronësisë, pa që Agasi ia kishte tjetërsuar

Gazetari Artan Hoxha ka folur ne TPZ  për sekuestrimet e SPAK  ku ka sekuestruar të ardhurat e paligjshme të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilat sipas organit të akuzës janë përfituar në mënyrë korruptive.

Ai ka theksuar se kjo është një pjesë e skemës tipike se si ka funksionuar pushteti, ku pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në apartamente, prona dhe projekte të mëdha, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar.

Në këtë rast, sipas Hoxhës, hetimet e SPAK pritet të përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, për shkak të dyshimeve për tjetërsim pronash dhe legalizime të paligjshme.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Dhjetëra mijëra euro të sekuestruara, apartamente… Pushteti funksionon kështu: ti je brenda këtij grupi, ti sheh skemën se si funksionon ky shtet, si i menaxhojnë taksat, si kanë blerë mediat, madje edhe pyllin mund ta blinin.

Ish-kompleksi “Panto” ose “Ecos Resort” është rreth e rrotull këtij projekti të grabitur, e kanë marrë qyl. Në total janë sekuestruar 40 milionë euro, jo konfiskim, nuk shiten dhe nuk blihen. Pjesa tjetër është pasuri e patundshme. Në vitin 2023, një kompani e afërt me Z. Agasi ka shkuar për një shumë prej 9 milionë euro. Gjatë kësaj kohe nuk është paguar kredia, por brenda objektit është vendosur zyra e Agasit, ku është gjetur edhe vera e përfolur.

Duke çuar në Kadastër dhe Hipotekë njerëzit e vet, ata kanë bërë që të ndërtojnë pa leje. Nuk ka pasur mundësi të ndërhynte askush aty. Kanë legalizuar dhe kanë kthyer në pronë të vet çdo gjë – me kodra dhe me çfarë të donin.

Zotëria në fjalë, pasi nuk ka marrë paratë, ka kërkuar t’i kthehen pronat. Orest Sota, kur ka shkuar të marrë certifikatën, pa që prona ishte tjetërsuar. Përveç se ia kanë marrë në pronësi, i kanë kthyer objektet në të ligjshme. Për këtë është nën hetim edhe ish-drejtoresha e Hipotekës dhe Kadastrës, dhe pritet të ketë edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Kjo pjesë që është sekuestruar nuk është më shumë se 10% e pasurisë që ata kanë. Kjo është skema tipike se si ka funksionuar ky pushtet.” -tha gazetari Artan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT