“Shqipja bënte s*ks me djemtë e “Për’puthen”!” Deklarata e Arjan Konomit ndez DEBAT në rrjet, ish-opinionistja e “Fan Club” nuk kursehet ndaj tij (REAGIMET)

Një përplasje e fortë është ndezur së fundmi në rrjet si rrjedhojë e deklaratave të bujshme të opinionistit Arjan Konomi i cili tha se Shqipe Hysenaj ka kryer marrëdhënie intime me djemtë e programit “Për’puthen” ku kjo e fundit ka qenë pjesë.
Në intervistën e dhënë për “Goca dhe Gra”, Arjan Konomi u shpreh se në periudhën kur transmetohej “Për’puthen”, dy nga vajzat krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave. Ndërsa, sipas tij ato në ekran paraqisnin takime të inskenuara.
Shqipe Hysenaj nuk ka qëndruar në heshtje për deklaratën e fortë të Konomit. Ajo ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke hedhur poshtë pretendimet e opinionistit të cilat i cilësoi të pavërteta dhe të fabrikuara për vëmendje.
Më tej në postimin e saj ish-opinionistja e “Fan Club” ironizoi Konomin duke theksuar se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me nevojën për audiencë dhe jo me fakte reale.
Në përmbyllje të reagimit të saj Shqipja la të kuptohet se mes saj dhe Konomit ekziston një histori e pathënë deri më sot që sipas saj vetëm dyshja e di.
Ndërsa në një postim të dytë të bërë për këtë situatë, Shqipe Hysenaj paralajmëroi për një përballje të fortë mes saj dhe Arjan Konomit.
Reagimet e Shqipe Hysenaj: