Shqetësimi mbi praninë e muxhahedinëve në Shqipëri, sa të rrezikuar jemi? Zëvendësdrejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Sokol Cana: Nuk ka asgjë për panik

Në lidhje me videot që kanë qarkulluar në media, të cilat hapën panik, ku dyshohej se disa persona nga kampi i iranianëve iu afroheshin fëmijëve, ka folur për Euronews Albania shefi i Sektorit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor për Antiterrorin në Policinë e Shtetit, Sokol Cana.

Cana tha se rreziku kryesor lidhet me akte të sponsorizuara nga shërbimet sekrete iraniane, përfshi edhe sulmet kibernetike që janë bërë publike në vitin 2022 dhe kanë vijuar deri në fillim të vitit 2026.

Rreziku është kryesisht nga akte që mund të vijnë nga elementë të veçantë, të sponsorizuar dhe të organizuar nga shërbimet sekrete iraniane. Por kryesisht rreziku është edhe për sa i përket sulmeve kibernetike të cilat opinioni është njohur publikisht… të gjitha strukturat shtetërore kanë marrë masat e duhura për të minimizuar ato sulme,” u shpreh Cana.

Nga ana tjetër, Altin Azizaj, drejtor i CRCA, ngriti shqetësimin se komuniteti iranian në Shqipëri mund të përdoret për akte terrorizmi.

Dy zonja në fakt shkojnë dhe i flasin fëmijëve për gjuhën shqipe… këto dy zonja të cilat supozohet që jetojnë në Manës në Durrës mund të jenë fare mirë të infiltruar dhe mund të duan të përdorin fëmijët ose elemente të tjera në Shqipëri për akte terrorizmi… frika ekziston që ky komunitet mund të përdoret sepse është prezent në Shqipëri,” tha Azizaj.

Por Cana siguroi se nuk ka vend për panik dhe se policia është e informuar dhe bashkëpunon çdo ditë me partnerët ndërkombëtarë.

Të jeni të bindur që strukturat e veçanta të policisë së shtetit dhe të specializuara për të tilla situata kanë informacione dhe bashkëpunojnë çdo ditë me partnerët ndërkombëtarë për marrje informacioni për çfarëdo lloj rreziku… nuk ka as edhe një gjë për panik. Nuk ka asnjë gjë për të ngritur shqetësime nga një nivel shumë shumë i bastardë informacioni,” tha ai për Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT