BE: Pas çeljes së negociatave, për konferencën ndërqeveritare Shqipëria duhet të plotësojë këto 4 kushte!

Në një komunikim sot, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, u shpreh se hapi i radhës pas çeljes së negociatave, është konferenca e parë ndërqeveritare.
Por për t’u bërë pjesë, duhet që vendi të përmbushë 4 kërkesa kryesore.

“Duhet të flasim për kuadrin negociues, që është struktura e marrëdhënies mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të jetë për vitet në vijim, që do të jenë të gjitha fushat e bashkëpunimit, por duke u përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë nëse Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë janë këto:
1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE
2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH
4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, u shpreh sot Soreca.