Shqipëria e fitoi pas 500 vjetësh të drejtën e mohuar: U kthye juridikisht në Europë. U mbyll kjo menxytë e gjatë aziatike e anadollake

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria e fitoi më në fund pas 500 vjetësh të drejtën e mohuar nga historia: u kthye juridikisht si pjesë e Evropës dhe qytetërimit perëndimor.

Pse mos t’i kujtojmë vargjet rrëqethëse të Naim Frashërit:

U ngrit fat’i Shqipërisë

si i vdekuri nga varri

Mori udhën e Azisë

Duke ikur si i marri

Ja, tani duket se u mbyll kjo menxytë e gjatë aziatike e anadollake, që krijoi tmerret antishqiptare.

Në këtë ditë të trishtë, të ankthit dhe merakut të madh nga sëmundja e egër që po e kanos përditshëm, shqiptarit i erdhi ky lajm që e pret në shekuj si fatin e tij drejt Evropës.

Sot po gëzohen të gjithë: e gjithë Rilindja Kombëtare; Derada dhe Samiu; Bardhi dhe Bogdani; të gjithë luftëtarët dhe martirët e mëdhenj të kombit shqiptar; të gjithë poetët e medhenj që qanë me dhimbje dhe i kënduan me dashuri heroike atdheut e tyre evropian – Naimi, Fisha dhe njëqind të tjerë.

Por, të gëzuar ndihemi të gjithë ne, se e mposhtëm më në fund ligësinë armiqësore që ka 120 vjet që kërkon të zhbëjë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT