SHISH në alarm, një kontenier humb në doganën e Durrësit, Prokuroria nis hetimet (NGJARJA)

Mund të të humbë çanta, por e besoni dot se mund të humbë një kontenier me mallra? Kjo situatë absurde ka ndodhur në doganën e Durrësit javën e kaluar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë informacion pas shkresës që ka ardhur nga prokuroria e Durrësit për nisjen e hetimeve për humbjen e kontenierit.

Gjithçka ka ndodhur pasi SHISH u vendos në alarm për humbjen e një kontenieri që deri tani nuk dihet se çfarë materialesh ka pasur brenda.

Sipas hetimeve të para të Prokurorisë kontenieri është zhdukur gjatë natës ndërkohë që oficerët e policisë gjyqësore janë duke parë kamerat e sekuestruara.

Nuk dihet pse situata po mbahet sekret por gjithë doganierët po flasin gjithmonë e më shumë për kontenierin e “humbur” apo te “arratisur” një skenë jo e zakontë për doganat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT