Eshtrave të Isa Boletinit do u bëhet analiza e ADN-së

Dyshimet se eshtrat e heroit Isa Boletini të mos jenë të tijat, ka bërë që ato të dërgohen në Londër për t’u kryer analiza e ADN-së.
I varrosur në vitin 1916, kur u vra nga malazezët në Podgoricë, dhe i zhvarrosur në vitin 1998 prej andej për tu përcjellë në Kosovë, kockat e tij ende sot nuk janë në varr.
Sipas nipit të tij, Gazmendit, shpëlarja e eshtrave me solucion e ka bërë të pamundur verifikimin e tyre.
“Ato fillimisht u lanë me kimikate për të mos kundërmuar gjatë kalimit të kufirit më Malin e Zi, prej nga do të hynin fshehurazi në Kosovë”.
Por këtë vit duket se do të përfundojë edhe odiseja e eshtrave të Isa Boletinit.
“Vitin e kaluar komuna e Mitrovicës kishte dështuar që të mbante premtimin që një ceremoni solemne për rivarrimin e tyre të organizohej më 28 nëntor. Tashti është planifikuar që kjo të organizohet këtë vit përderisa mbetjeve mortore po ju bëhen analiza e ADN-së në një institut londinez”, citohet nga “GSH”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT