“Shqipëria po degradon përditë!”. Basha nxin Shqipërinë në gazetën shtetërore ruse. Një rastësi?
Lulzim Basha nuk ndalet më në misionin e tij të nxirrjes së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.Pas një numri artikujsh të sponsorizuar nga lideri i PD dhe lobistët e tij në mediat perëndimore, tashmë lajmet negative për Shqipërinë kanë filluar të shfaqen edhe në shtypin rus.Në fakt, Basha ka lëshuar një deklaratë edhe për “Rossijskaja Gazeta”, një gazetë e përditshme e kontrolluar nga shteti dhe rrjedhimisht, e njohur si një zë besnik i Moskës zyrtare.Artikulli mban titullin: “Në BE regjistrohet rekordi i drogës së ardhur nga Shqipëria”. Për ata që mund të lexojnë gjuhën ruse – В ЕС зафиксировали увеличение албанского наркотрафикаNdërsa në brendësi, lideri i opozitës denoncon: “Gjatë dy viteve të fundit, ekonomia ka degraduar në mënyrë të frikshme. Fluksi i investimeve ka rënë dhe varfëria është në rritje të pandërprerë. Askush nuk po e lufton korrupsionin. E vetmja gjë me të cilat merret qeveria janë trafiku i drogës dhe i qënieve njerëzore”.