Salianji nxjerr BLOF “Sali kolltukun”: Ke jetuar 36 vite në kurriz të demokratëve! Pse nuk flet për Ermal Beqirin apo ke frikë për lejet që ke marrë nga ai (REAGIMI I PLOTË)

Kandidati për zgjedhjet e 23 majit kur Partia Demokratike pritet të zgjedhë liderin e saj të ri, Ervin Salianji ka reaguar ashpër kundër Sali Berishës, për të cilin nënvizon se ai ka 36 vite jetë politike në kurriz të demokratëve nga të cilat vetëm ka përfituar e nuk ka bërë asgjë për popullin.

Në postimin e bërë në Facebook-un e tij Salianjin shkruan se nuk ka gjë më të keqe kur një person përpiqet të sulmojë të tjerët e të bëjë armiq sepse i frikësohet garës për zgjedhjen e liderit të ri në parti, referuar këtu Sali Berishës.

“Përgjigje Sali kolltukut; 36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij. Nuk ka asgjë më të vjetër në politikë sesa kur dikush që ka humbur lidhjen me realitetin përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara. Të më krahasosh me këdo tjetër është mënyra më e lehtë për të shmangur thelbin: sot problemi nuk janë demokratët që duan fitore, por fakti që një pjesë e lidershipit ka humbur besimin e njerëzve dhe po i trembet çdo zëri ndryshe” shkroi Salianji.

Ndërsa më tej Salianji theksoi se nuk bashkëpunon me asnjë njeri, ndryshe nga seç Berisha pretendon, duke shtuar se ai ka qenë gjithmonë një person i lirë kundër pazareve për të cilat pretendon se janë bërë mes liderit aktual demokrat dhe kryemininistrit Rama.

“Unë nuk kam përfunduar në “krahët” e askujt. Isha dhe jam i lirë, siç edhe sot po them atë që të gjithë mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë me rrënjë e degë vetëm në tavolina. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij. Dhe për këtë kam paguar çmim personal” shton më tej Salianji.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Salianji i kërkoi Berishës të reagojë në lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri i cili është në kërkim nga SPAK dhe deri më tani janë sekuestruar pjesa më e madhe e pasurisë së tij. Duke ngritur dyshimet se Berishën e ka kapluar heshtja për rastin e Beqirit, pasi sipas Salianjit ai ka bashkëpunuar me biznesmenin që është në kërkim nga SPAK.

“Të kuptoj që unë jam problemi yt, sepse me Ramën je ulur këmbëkryq për reforma, je ulur për leje, licenca, koncesione, përfitime. Dil e fol për Ermal Beqirin, për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri” nënvizon Salianji në reagimin e tij.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT