10 vite duke vjedhur të dhënat e mijëra qytetarëve! I riu MOHOI akuzat por bisedat me “kolegun” e nxjerrin blof, SPAK kërkon 6 vite burg për të (EMRI)

Prokuroria e Posaçme kërkon 6 vite burg për të riun Shpend Sokoli i cili prej më shumë se 10 vitesh ka mashtruar mijëra pesona online me synimin fitimin e parave, ndaj të cilit rëndon akuza për veprat penale “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet e kryera nga SPAK dhe FBI kanë nxjerë në pah se shtetasi në fjalë në bashkëpunim me Ardit Kutleshin qëndronin në krye të tregut të paligjshëm online të njohur si RYDOX.

Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me FBI nxorri në pah se rrjeti RYDOX, i cili rezulton aktiv që prej 2016, ndërsa në 2020 rrjeti u mbyll përkohësisht në rrethana të paqarta, dhe u hap brenda pak kohësh.

Refeuar dosjes së çështjes në fjalë mësohet se Sokoli dhe Kutleshi reklamonin RaidForums, një forum kriminal online përmes së cilit ofroheshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe udhëzime përdorimi.

Nga hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore, SPAK dhe FBI konstatuan se RYDOX funksiononte si treg i nëndheshëm online, përmes të cilit janë siguruar në total informacionet e 18 mijë përdoruesve si edhe transaksione monetare virtuale.

Po ashtu mësohet se dy të dyshuarit kryesorë të këtij aktivoteti kriminal janë ekstraduar më herët drejt SHBA-së, ndërsa mirëmbajtësi i rrjetit është proceduar në Gjykatën e Posaçme me gjykim të shkurtuar.

Në dëshminë e dhënë para drejtësisë shqiptare, Shpend Sokoli ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur akses në platformën RYDOX dhe as në transaksionet e saj. Ndërsa ka pretenduar se aktiviteti i tij ka qenë vetëm në fushën e programimit.

Mirëpo SPAK dhe FBI nga ana tjetër kanë nxjerrë në pah se platforma ka ofruar mbi 321 mijë produkte të lidhura me krimin kibernetik.

Referuar gjuhës së komunikimit mes dy personave mendohet se ata janë shqiptarë të Kosovës, por asgjë nuk është e sigurt.

Sipas një dokumenti të siguruar nga newsbomb.al mësohet se seancën gjyqsore të zhvilluar më 5 dhjetor të 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj kërkopi zgjatjen e paraburgimit për shtetasin Shpend Sokoli.

Ndërsa sot SPAK ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për shtetasin Sokolin.

Pjesë nga komunikimet mes dyshes të siguruar nga Top Channel:

Ardit Kutleshi- qysh muna me bo psh ni update, me I marr qdo her fresh userat qe e kan reseller 1

Shpend Sokoli: Spo tmard vesh

-qitu do nuk jon resellera do jon do e kan username ndryshe a muna me shkru naj komand qe lidhet me db me I bo update veq ata qe e kan reseller 1

-Mujm bojm najsen… spo di

-Hahaha still tirana lifestyle

-Se mu duft me ndrru vendodhjen per krime kibernetike

-Hahahah ka je

-Qe ndurrs qitu

-Tirane kesh diten e par

-Kit domain rydox.ru ma kan suspendu, tash e bleva rydox.cc edhe e shtova nhost si addon domain amo une e kom ble tjeter ka domain. E spo di qfar nameservera me i qit atje ku e kom ble domain Qe me u lidh me hostin e tanishëm

Shpend Sokoli: I need some mofuckin help :p

Ardit Kutleshi: Mfal bal se nshpi sjom kon

-Sup?

-Qfar ka ndodhur

-Me bit coin 1 blerje me ma kry

-Qka ashtu

-Dmth ti mi bon 50 eki blerje une ti heki prej cmimit te rydoxit

-Okej G, qomi login te serverit

-le se i gjeta

-N notepad

Vendimi i GJKKO, 12 dhjetor 2025: 

10 vite duke vjedhur të dhënat e mijëra qytetarëve! I riu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT