Rëndohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, “përplasen” me zjarrfikësit

Rëndohet situata në kompleksin e banimit në zonën e farmacisë nr.10, pranë QSUT-së në Tiranë e cila është përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e sotme.

Banorët, të gjendur në panik, janë konfliktuar me forcat e rendit të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar askënd t’i afrohet kompleksit.

Flakët vijojnë të jenë të mëdha dhe rreziku i përhapjes së tyre është i madh duke rrezikuar dhe pallatet e tjera.

Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT