“23 milionë dollarë nga kunati dhe 540 milionë nga rusët”, Kryemadhi: Basha, i vetmi politikan për të cilin s’ka hetim pasuror

Ish-deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka publikuar miliona eurot pasuri të Lulzim Bashës dhe theksoi se ai është i vetmi politikan ndaj të cilit nuk ka hetim pasuror.

Monika Kryemadhi theksoi se Basha ka 23 milionë dollarë nga kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare ndërsa theksoi se 540 milionë dollarë të tjera i ka të ardhura nga offshoret ruse.

Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës.

Në varrimin e Fatos Nanos erdhi edhe Basha. Ai është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare.

S’kemi hetim pasuror. Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mln dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim.“-tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT