President Begaj dënon sulmin në Uashington: Solidaritet të plotë me popullin amerikan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin e armatosur në hotelin në Uashington, ku po mbahej event nga Trump me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, President Begaj ka dënuar këtë sulm cënues të demokracisë, si dhe shpreh solidaritet me popullin amerikan.

“E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut – jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroj @POTUS , i/e/të @FLOTUS , dhe të gjithë të pranishmit vazhduan të gëzonin shëndet dhe siguri”, shkruan ai në platformën “X”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT