Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë sot, pasi ka marrë lajmin se Roni Bardaxhi është dëmtuar në gju gjatë stërvitjes dhe mendohet se është diçka shumë serioze.
Në klub nuk kanë dhënë informacione të hollësishme për këtë dëmtim, por sipas mediave spanjolle, ekziston frika se ai mund të ketë pësuar përsëri një dëmtim në ligamentin kroçiat, si ai që e la jashtë për 11 muaj.
Një dëmtim i Bardaxhit do të shkatërronte planet e merkatos së katalanasve, të cilët e kishin përfshirë suedezin në listën e atyre që pritej të largoheshin gjatë verës për të siguruar të ardhura për investime të tjera në merkato.
Trajneri Flik nuk e shihte më si pjesë të planeve, pasi me afrimin e Gordon dhe Adejemit, për të nuk do të kishte hapësira dhe minutazh.