Merkato futbolli në kohë koronavirusi, zbulohet lojtari më i shtrenjtë i kombëtares kuqezi

Sajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt, ka bërë përditësimet e radhës dhe tashmë mund të bëjmë disa llogari për futbollistët shqiptarë.
Thuajse të gjithë kanë pësuar rënie dhe këtu luan rol edhe kriza e koronavirusit. Lojtari shqiptar më i shtrenjtë i momentit është Marash Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi vlerësohet 22,5 milionë euro, 2,5 milionë më pak nga para një muaji.
Më e ndjeshme ka qenë rënia e Strakoshës, i cili kushton 20 milionë euro. Ai ka pësuar rënie me 20 për qind. Shkodrani i Napolit, Elseid Hysaj, mbetet në vendin e tretë, me vlerë 14 milionë euro, 1 milionë më shumë se Berat Gjimshiti.
Një fakt i hidhur për shqiptarët është se vetëm 11 futbollistë tanë vlejnë mbi 1 milionë euro. Ne kemi shumë pak yje, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.