“Ngrihet tjetri shëtit në gjithë vendet e prekura në koronavirusi, vjen e ua ngjit familjarëve e rrezikon gjithë Shqipërinë”

Babë e bir, V.K dhe P.K ,të infektuar nga koronavorusi, thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambienti është tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi.

Sipas tyre, pasi kanë marrë mjekimin e parë, askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Djali 28-vjeçar e mori virusin në Itali dhe pasi erdhi në Shqipëri, ia ngjiti edhe të atit.

Për këtë, kryetari i partisë “LIBRA”, Endri Tafani, shprehet i habitur me papërgjegjshmërinë e njeriut që soli virusin në Shqipëri.

“A mund të flasim pak për injorancën që na mbyt. Në kulmin e epidemisë në Itali, kur askush nuk lejohet të hyjë e të dalë nga zonat e kuqe pa arsye të rënda, ngrihet tjetri dhe bën xhiro me makinë dhe kalon jo një, por nja 5 a 6 provinca ku njerëzit po vdesin përditë.

Pastaj dhe nja tre apo katër shtete ku sëmundja është përhapur dhe pastaj kur vjen në Shqipëri, çudi e madhe, ua ngjit familjarëve dhe rrezikon jo vetëm ata, por dhe gjithë vendin.

Nuk është çështje lekësh. Të udhëtosh me makinë nga Italia në Shqipëri është shumë herë më shtrenjtë se me avion.

Nuk është çështje emergjence. Të udhëtosh me makinë nga Italia në Shqipëri duhen disa ditë ndërkohë që me avion vjen për një orë.

Është çështje injorance. Ajo e tipit “S’na gjen gjë ne shqiptarëve”. Ajo injorance që kur shkojmë në kantier ndërtimi e nuk mbajmë kaska në kokë, apo kur sapo lind fëmija që shkojnë e puthin 700 veta, apo kur i dendim me nitrate domatet që hamë, apo kur i futemi semaforit me këmbë pavarsisht dritës së kuqe e kështu lista pafund.

Duhemi riedukuar. Nuk jemi të ndryshëm nga të tjerët. Gjenetikisht jemi njëlloj me europianet. Jemi thjeshtë me të varfër dhe me injorante.

Prandaj jemi këtu ku jemi. Duhet të kuptojmë këtë, të riedukohemi e pastaj mund të jemi më mirë”, shkruan ai.

(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT