Rama: Shqipëria nuk është vendi i gardheve, jemi popull emigrantësh

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me homologun malazez se Shqipëria ka pasur oferta për gardhe, por nuk është vendi i gardheve.Ka hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagovic lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka patur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Kryeministri Rama: Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrenjve dhe i vetmi vend ku hebrenjtë kanë qenë më shumë pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjatë të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të spastrimit etnik të Millosheviccit.Sot jemi të shtrirë në shumë vende, ku kemi gjetur mikpritje, strehë dhe bëjmë jetën tonë. Nuk jemi vendi për gardhe dhe për shfaqjeje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen me jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre. Thënë këto bashkë me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit ballanik kur filloi kriza e madhe që tundi themelet e Europës. Bashkë me Malin e Zi ne kemi pasur një qasje të qartë. Jemi gati të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë në kuadrin e një projekti europianë të ndarjes baraz, aq sa mundësi objektivisht dhe sa na takon në pikëpamje humane, ne jemi gati ta bëjmë. Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara ti trajtojnë emigrantët si mbetje toksike. /ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT