“Perandoritë” e Karçanajt dhe Agasit ndezin debat në Kuvend! Balliu shpërthen keq: Pse Rama tha se ishte e pastrehë? Kryeministri të vijë këtu e të flasë

Pasuritë e Mirlinda Karçanajt dhe Ergys Agasit të ngritura nga tenderat e vjedhura, që kapin vlera miliona euroshe, ka ndezur debat në seancën e sotme plenare, ku demokrati Klevis Balliu kërkon një shpjegim se pse kryeministri u doli në mbrojtje atyre.
“Sot kryeministri duhet të ishte këtu për të na treguar se si dhe pse i mbrojti Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasin. Ai fshihet, kurse ju që flisni për Europën shpresoj mos të shtohen kushtet” tha Klevis Balliu nga foltorja e Kuvendit.
Më tej në fjalën e tij demokrati ngriti akuza ndaj qeverisë shqiptare për të cilën tha se socialistët po i dalin në mbrojtje kriminelëve duke penguar kështu integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ka vetëm një fajtor për shtim kushtesh. Sepse duhet të mbroni këta kriminelë e mafiozë. Jeni ju ata që shtoni kushtet dhe bllokoni integrimin. Integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një shpresë dhe ai është largimi juaj” përmbylli fjalën e tij Balliu.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur më 26 shkurt, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, foli për hetimet që po kryen SPAK për AKSHI-n, ku tha se ish-drejtuesja e këtij institucioni Milinda Karçanaj, jeton me qira dhe nuk ka makinë.
Fjala e Klevis Balliut: Të luftosh krimin nuk do të thotë të luftosh Shqipërinë. Sot kryeministri duhet të ishte këtu për të na treguar se si dhe pse i mbrojti Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasin. Ai fshihet, kurse ju që flisni për Europën shpresoj mos të shtohen kushtet. Ka vetëm një fajtor për shtim kushtesh. Sepse duhet të mbroni këta kriminelë e mafiozë. Jeni ju ata që shtoni kushtet dhe bllokoni integrimin. Integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një shpresë dhe ai është largimi juaj.