Qendra Europiane e tërmeteve merr vendimin për Shqipërinë, ja për çfarë bëhet fjalë

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (ESMC) duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet e shqiptarëve dhe kroatëve. Ndaj ka vendosur që për këto dy vende të bllokojë mundësinë për të komentuar.
Sipas tyre, gjatë pas lëkundjeve të tërmeteve të mëdha, qytetarët e këtyre vendeve kanë lënë komente denigruese duke shkaktuar ankesa tek të tjerët.
Megjithatë është dhënë edhe një mundësi e fundit, tani është në dorën e ndjekësve që të vendosin nëse duan që këto komente të bllokohen, apo jo pasi ndër to mund të gjejnë edhe informacione që ndihmojnë.
“Përdoruesit e aplikacionit tonë në Shqipëri dhe Kroaci gjatë pasgoditjeve të tërmeteve kanë lënë komente që mund të konsiderohen fyesë/, disa përdorues lanë komente të cilat mund të konsiderohen si fyese/harbute/idiote/ etj.
Ne nuk mund t’i moderojmë ato: as nuk mund t’i përkthejmë (përkthimi në Google nuk është falas), apo t’i lexojmë të gjitha. Gjithashtu nuk mund ta përcaktojmë nëse janë të pranueshme për gjuhën e tyre të përditëshme. Kemi marrë një numër të lartë ankesash, ndaj po u pyesim ju: A duhet t’i ndalojmë komentet apo jo?,”-shkruhet në postimin e tyre.
Postimi:
Herën e fundit që Shqipëria u trondit nga tërmeti ishte data 26 nëntor e vitit të shkuar, ku 51 persona ndërruan jetë për shkak se banesat e tyre nuk e përballuan lëkundjen e tokës. Tërmeti i madh u pasua me disa pasgoditje të forta për disa javë më pas. Ndërsa Kroacia e ka më të freskët përvojën nga tërmeti, pasi disa javë më parë u lëkund dhe një i ri ndërroi jetë.
To our app users in #Albania and #Croatia. During these 2 aftershock sequences, some users left comments which can be regarded as offensive/disrespectful/stupid/etc
We cannot moderate them: cannot translate them (google translate is not free), read all of them …
1/N— EMSC (@LastQuake) April 2, 2020