Pamje të trishta! Vrasja e çiftit në Lezhë, nëna e Kreshnik Mujecit nuk i mban dot lotët teksa sheh të birin dhe nusen të vrarë në makinë

Një atentat ka ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës, ku 39-vjeçari Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, mbetën të vrarë me breshëri plumbash.

Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën.

Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se Kreshniku dhe Gentjana kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe të afërm të çiftit Mujeci. Mediat raportojnë se nëna e Kreshnikut ka shkuar në vendin ku i biri dhe nusja kanë mbetur viktima nga të shtënat me armë. Ajo nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa të afërmit e ngushëllonin.

Më herët u mësua se çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci janë prindër të katër fëmijëve të mitur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT