Presidenti grek Papulias, Qytetar Nderi në Gjirokastër
Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias është nderuar sot nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin “Qytetar nderi”, me motivacionin për bashkëpunim mes vendeve fqinje dhe ndikim për integrimin.
Presidenti grek, mes emocioneve e ka cilësuar këtë titull si nderin më të madh që i është bërë në jetën e tij.
“Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri- Greqi. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do ta harroj.”- tha presidenti grek.
Papoulias falënderoi minoritetin grek në Gjirokastër për organizimin e aktiviteteve bashkëpunuese mes dy vendeve.