Orët e fundit për kandidimet në PD! Kokalari shpërthen keq ndaj Shkëlzen Berishës dhe demokratëve: Afat absurd, do t’ua çjerr maskat

Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka shpallur publikisht kandidaturën për të drejtuar Partinë Demokratike, ka ngritur akuza ndaj Shkëlzen Berishës pasi PD publikoi kriteret që do të duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë për kryetar të kësaj force politike, 24 orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kërkesës për kandidim.

Në një postim të bërë në faqen e saj zyrtare të Faceboook, Kokalari akuzon Shkëlzen Berishën për vendimin  e marrë ndërsa shkruan se kriteret janë firmosur që në 18 mars, por qëllimisht janë bërë publike shumë vonë.

Kokalari tha se me diferencën 6 orëshe me SHBA-në, ku ajo jeton, është një afat absurd dhe që është vendosur qëllimisht për të lënë jashtë gare kandaidatët që kanë sfiduar Berishën.

“Pra, Shkelzen Berisha, kriteret për aplikim publikohen në mesditë dhe afati është të nesërmen në 12:00 — ndërkohë që janë firmosur që më 18 mars, përpara se kërkesa ime t’ju vinte zyrtarisht. Me diferencën 6-orëshe me SHBA-në, kjo përkthehet në një afat absurd dhe të qëllimshëm” shkroi Kokalari në postimin e saj.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Kokalari paralajmëroi se doo të marrë hak dhe ndaj Albana Vokshit e Gazmend Bardhit të cilët sipas saj kanë manipuluar votat duke rrëmbyer kështu Partinë Demokratike.  Ndërsa paralajmëroi se përballjen ajo do ta dërgojë BE dhe EPP ku Kokalari do “t’i çjerrë maskën” Albana Vokshit.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT