Kush është viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri, u kthye nga Italia pas një fatkeqësie

Viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri është 73 vjeçarja nga Durrësi, e cila disa ditë më parë ishte kthyer nga Italia, pas një vizite tek fëmijët e saj.

Zonja nga Durrësi, e cila edhe zyrtarisht u konfirmua si një nga 10 rastet e infektuar me koronavirus është kthyer në fund të muajit shkurt, për shkak të një fatkeqësie tek një i afërm.

Sipas mjekëve të Durrësit, zonja me inicialet ka qenë me skedë spitalore, për shkak të probleme të vazhdueshme me shëndetin. Pasi është paraqitur në spital, ajo fillimisht nuk u ka treguar mjekëve se ka qenë në Itali dhe se është kthyer prej andej në valën e përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërruar jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT