10 minuta larg enigmës së Ilir Metës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Që prej ditës kur Ilir Meta deklaroi datën 2 mars, si një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës kundër “Grushtit të Shtetit”, nga institucioni i Presidentit, apo stafi i tij nuk ka dalë asnjë informacion, mbi atë se çfarë do të firmosë kreu i shtetit në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ajo që dihet është se një dekret do të firmoset nga kreu i shtetit, por pa asnjë detaj se çfarë do të ndodhë. Shumë zëra thonë se do të ketë një dekret për mbajtjen e një Referendumi, të tjerë se bëhet fjalë për një shpërndarje të Parlamentit.
Enigma do të zgjidhet vetëm pasi Ilir Meta të marrë fjalën në manifestimin, në mbështetje të të cilit ka pasur edhe shumë emigrantë të ardhur nga jashtë shtetit.