Kleriku ortodoks përfshihet në ambiciet e nacional-shovinizmit grek: Himara ka qenë dhe do jetë greke

Kleriku
i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Mitropoliti i Gjirokastrës,
Dhimitri, ka bërë thirrje antishqiptare dje në Himarë, ku drejtoi një
meshë në kujtim të ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo- greke,
raporton Shekulli.

Dhimtrios tha se Himara ka qenë dhe do jetë tokë greke.

“Kjo meshë mbahet në kujtim të festës kombëtare greke të 28
tetorit, e cila lidhet edhe me 100 vjetorin e çlirimit të Himarës nga
zgjedha turke. Kjo meshë zhvillohet në kujtim të udhëheqësit të lirisë,
Spiro Spiromilo. Të rinjtë duhet të mësojnë historinë e heronjve të
tyre, të mos harrojmë të kaluarën tonë. Heronj që na lidhin me të
përbashkëta, të cilat janë atdheu dhe feja ortodokse. Dhe kjo tokë,
Himara, ka pasur marrëdhënie të pandërprera me Konstandinopojën, ka qenë
syri i Bizantit këtu. Prindërit tuaj duhet t’ua thonë dhe mësojnë, të
kalojë ky mesazh nga gjenerata në gjeneratë, se ne nuk erdhëm nga ndonjë
vend dhe u vendosëm në këtë tokë, por kemi qenë këtu shekuj përpara,
ishim këtu edhe në kohën e Perandorisë Romake dhe Greqisë së Lashtë.
Ishim këtu edhe në kohën e luftërave ballkanike, kohë kur ndodhën edhe
ndryshimet e mëdha territoriale. Ishin grekët që erdhën nga Greqia dhe
çliruan këtë tokë. Po pse erdhën në Himarë se kishin ndonjë të afërm të
tyre? Jo, kishin lidhje gjaku, ishin grekë dhe erdhën të luftonin për
çlirimin e të gjithë grekëve”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT