Noka dhe Berisha vulosën përjashtimet e kandidatëve që synonin drejtimin e PD-së, elbasanllinjtë shpërthejnë keq: Partia s’bëhet bunker frike, nuk ka kërcënim që na ndal

Në Elbasan, ditën e sotme është zhvilluar një takim mes demokratëve të cilët kanë dalë kundër vendimeve të marra së fudnmi nga Berisha dhe Noka për Partinë Demokratike.
Takimi në fjalë është zhvilluar menjëherë pas përjashtimit të paprecedentë të Alesia Balliut dhe Rudina Allës, nga gara e 23 majit ku do të përzgjidhet lideri i ri i PD-së.
Vendimi për përjashtimin e dy femrave nga gara, që u mor nga lideri aktual demokrat Berisha në bashkëpunim me Flamur Nokën dhe Bledi Himçin, është pasuar me reagime mjaft të ashpra nga demokratët në takimin e sotëm.
Këta të fundit e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë dhe anti-demokratik, duke theksuar se përjashtimi i Balliut dhe Allës nuk është për shkelje statutore, por për guximin që të sfidojë drejtimin aktual dhe të mbrojë dinjitetin e bazës.
Nga takimi i sotëm pjesëmarrësit dolën me një mesazh të qartë përmes së cilit theksohej se Berisha mund të largojë nga gara demorkatët që duan drejtimin dhe ndryshimin e partisë, por ata nuk do të heshtin. Pavarësisht urdhërave dhe kërcënimeve brenda partisë ata me bindje të plotë janë shprehur se nuk do të ndalen me kaq.
“Mund të na përjashtojnë nga gara, por nuk mund të na mbyllin gojën. Nuk do të lejojmë që PD të shndërrohet në bunker frike të Berishës dhe aleatëve të tij. Gara dhe vullneti i demokratëve nuk ndalen me urdhra dhe kërcënime.”
Takimi në Elbasan u përmbyll me vendimin për të reaguar ndaj vendimeve të padrejta që merren nga drejtuesit e partisë.