Tritan Shehu: Është vepruar me vonesë, duhet strategji e qartë për të sëmurët

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i ftuar në ‘Opinion’ në News24, tha se fondet e akorduara nuk janë të mjaftueshme.
Për Shehun nevojitet një strategji e qartë, e cila është e vonuar.
“Kërkon një kujdes të vecantë, për mbrojtjen e mjekëve. Një mjek i pambrojtur kthehet në burim infeksioni për të tjerët. Besoj se do arrihet të mundet, por me rëndësi është të mundet me humbje sa më të vogla. Fondet sot për mua janë qesharake, nevojitet një strategji e qartë. Shpreh gatishmërinë time, të jem aktor i rëndësishëm në krah të qytetarëve në përballimin e kësaj situate. Janë 4 vende reanimacioni, të cilat absolutisht nuk mjaftojnë, janë qesharake. 10% kanë nevojë për reanimacion, është e vetmja mënyrë për të mos lënë mortalitetin të rritet. Me 4 vende terapi intensive është qesharake. Të gjithë të prekurit duhet të vendosen në qendra klinike, ata me komplikacione në shërbime reanimacioni dhe të gjithë ata që kanë pas kontakte duhet të vendosen në karantinë të detyruar. Kjo është për të përballuar kushtet në Shqipëri“, u shpreh Shehu.