Vuçiç: Serbia dëshiron kompromis me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bullgari, tha gjatë takimit me Presidentin bullgar, Rumen Radev, se Serbia është e gatshme për arritjen e një zgjidhje me kompromis të problemit me Kosovën.
Vuçiq shtoi se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian në vitin 2015 është caku kryesor i shtetit serb, dhe se vendi i tij do të bëjë çmos për të përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, duke shtuar që Serbisë i është vënë një kriter shtesë i cili nuk ekziston për shtetet e tjera, dhe ai është gjetja e një zgjidhje të problemit me Kosovën.
“Ne duam të arrijmë një kompromis, mirëpo për të arritur këtë, nuk duhet vetëm vullneti i njërës palë, sepse çdo kompromis kërkon pajtimin dhe vullnetin e të paktën dy e nganjëherë edhe më shumë palëve” theksoi Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia nuk do të pranojë asnjëherë të dalë e humbur nga pakti për arritjen e një marrëveshje me Kosovën.
“Nëse dikush mendon se zgjidhja është që Serbia të humbë gjithçka, dhe pala tjetër të marr gjithcka- dhe kjo vetëm për të qenë të kënaqur palët tjera e shteti Serb të mbes i poshtëruar, atëherë ne mendojmë që nuk do të ketë zgjidhje atje, dhe kjo më së shumti është arsyeja pse ne jemi në favor të një kompromisi, prandaj jemi mirënjohës edhe ndaj shtetit Bullgar i cili është i interesuar për problemet e shtetit serb, dhe sfidat tona” përfundoi Vuciq.
Ndryshe, shteti i Bullgarisë për momentin mban kryesimin e BE-së, mandat ky që do të zgjasë deri më 30 qershor të këtij viti./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!