Shifra alarmante, ç’po ndodh me popullsinë në Shqipëri

Numri i pensionistëve në Shqipëri po rritet me hapa galopantë, nga viti në vit.

Në shifrat e publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, rezulton se në Shqipëri marrin pension 635 mijë e 700 persona.

Për ekspertët kjo tregon se popullsia po shkon drejt plakjes, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e moshës mesatare.

Nëse mosha e pensionit nuk do të rritej me pesë vite, sot shifrat do të ishin edhe më të mëdha.

Vitin e kaluar numri i pensionistëve ishte 621 mijë e 800 ndërsa në 2011-ën ishte 548 mijë e 675.

Këto shifra tregojnë gjithashtu se numri i lindjeve ka rënë, ndërsa rinia po largohet.

Rritja e moshës mesatare të popullsisë, ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet në vlera neto për skemën e pensioneve, e cila në tre vitet në vijim, do të rritet me 22 miliardë lekë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT