Nga socialist i “flaktë”, tek kalimi në PD-në e Bashës dhe rikthimi në bazë! Kush është drejtori i ri i Burgut të Durrësit? FOTOT me figurat e larta të PS-së dhe zhdukja e “gjurmëve” si demokrat

Ditën e djeshme u njoftua se Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i Burgut të Durrësit, duke zëvendësuar Edmond Llabanin, i cili ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti t’ia dalë përballë saj.

Llabani ishte i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit. Tashmë vendin e tij do ta zërë Mazrreku.

Po kush është Serjan Mazrreku?

Serjan Mazrreku është me profesion avokat dhe ka eksperiencë disavjeçare në administratë dhe në fushën ligjore. Emri i tij renditet në listën e anëtarëve të këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe thuhet se ushtron profesionin e avokatit.

Më parë, Mazrreku ka mbajtur pozicionin e administratorit të Njësisë nr. 6 për rreth 8 vite, si dhe ka pasur role të ndryshme në bashki dhe në fushën e politikës.

Emri i Mazrrekut u bë i njohur në vitin 2021, kur vendosi të “braktisë” Partinë Socialiste dhe t’i bashkohej Partisë Demokratike të drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha. Edhe pse në rrjetet sociale ai postonte foto krah figurave të njohura të PS-së, si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Pandeli Majko etj., duket se ai ndryshoi kurs politik.

Nga socialist i

Serjan Mazrreku dhe Vangjush Dako
Nga socialist i

Serjan Mazrreku dhe Saimir Tahiri

 

Nga socialist i

Serjan Mazrreku dhe Pandeli Majko

Në vitin 2021, ai u shfaq krah kreut të PD-së, së bashku me një tjetër ish-socialist, Ardit Kërtusha. Mazrreku në atë kohë u bëri thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesnin PD-në dhe të mos pranonin lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës.

Nga socialist i

Serjan Mazrreku, Lulzim Basha dhe Ardit Kërtusha

Por duket se humbja e PD-së në zgjedhjet e vitit 2021 bëri që Mazrreku të rikthehej sërish në Partinë Socialiste, ku ka marrë pjesë edhe në disa takime elektorale. Ajo që bie në sy është se Mazrreku ka fshirë të gjitha postimet që e lidhnin me Partinë Demokratike, duke mbajtur vetëm ato që lidhen me PS-në.

Nga socialist i

Serjan Mazrreku
Nga socialist i

Serjan Mazrreku dhe festa e PS-se

Back to top button
LAJMET E FUNDIT