Në superformë dhe plot energji, presidenti Alfred Moisiu fotografohet nga Liqeni i Tiranës

Në shkurt të këtij viti, ish-presidenti Alfred Moisiu, u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas shqetësimeve shëndetësore që u raportuan në atë periudhë si vështirësi në frymëmarrje dhe dyshime për komplikacione kardiake.
Fatmirësisht, pas disa ditësh qëndrimi dhe kujdesi mjekësor në QSUT, gjendja e tij u stabilizua dhe ai u largua nga spitali, duke vijuar më pas rutinën e tij të zakonshme.
Së fundmi, një foto e publikuar nga financieri Aleko Polo, një nga miqtë e tij, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Në imazhin e shkrepur pranë Liqenit Artificial të Tiranës, Moisiu shihet në një formë të mirë fizike dhe me energji që bie në sy për moshën e tij.
“Sot paradite nga liqeni takova Presidentin Moisiu (96 vjeç) dhe i thashe: “Ngadalë mor burre, mos ec kaq shpejt, ulemi pak te çlodhemi” Respekt per energjine dhe shpirtin qe nuk njeh moshe”, shkruan Polo.
Epo mesa duket pavarësisht viteve që i rëndojnë mbi supe dhe sfidave shëndetësore, presidenti Moisiu vazhdon të jetë aktiv dhe me një energji që përcjell frymëzim te të gjithë.