Hajdari shpjegon se përse listat e hapura janë të nevojshme në Reformën Zgjedhore

Këshilli politik do të mblidhet nesër për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Pjesë e tryezës është edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila foli në Top Talk për rolin e opozitës jashtë parlamentit. Hajdari i ka idetë e qarta se çfarë do të kërkojë aty.

“Unë do propozoj tre propozime të ndryshme që kanë ardhur: një propozim për sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura, një propozim që vjen me sistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar, dhe një tjetër që është po ai që është sot, por me grupime rajonesh, të kemi 4 grupime rajonesh, 4 zona elektorale, por edhe këto me lista të hapura”.

Thelbi janë lista e hapura,. Ne duam që të krijojmë një lloj sistemi i cili është më i përafërt me sistemin maxhoritar, në kuptimin që përfaqësuesi të jetë pak më i lidhur me atë që e voton dhe kjo zbaton edhe nenin 2 të Kushtetutës. Sovraniteti i popullit duhet të jetë i përfaqësuar në atë kuvend.

Besoj se kjo lloj risie me listat e hapura do ishte hap i duhur për Shqipërinë për të pasur një demokraci funksionale, e cila ka pasur një mbytje nga mënyra se si ka funksionuar politika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT