“Ne na ndau SPAK-u!” Monika Kryemadhi bëhet nostalgjike: Atij i pëlqyen flokët e mia të kuqe, i adhuroj ditët që kalova me Metën edhe pse s’kishim kohë për pushime (REAGIMI)

Si zakonisht, Monika Kryemadhi ka folur me ndienja të mëdha e plot nostalgji për kohën që ajo ka kaluar krah Ilir Metës, që e cilëson si periudhën më të bukur të jetës, pavarësisht angazhimeve të tepërta që dyshja ka pasur në politikë.
Në një intervistë të dhënë për “Breaking News”, Kryemadhi tha se 33 vite jetë që ajo i jetoi me Ilir Metën kanë qenë shumë të bukura, të mbushura plot sfida e beteja të cilat disa i humbën e të tjera i kanë fituar. Ndërsa theksoi se për shkak të angazhimeve të tyre të shumta, ata nuk kanë pasur mundësinë për të shijuar pushime.
“Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare” tha Monika Kryemadhi.
Duke folur për kohën që ajo ka humbur krah njerëzve me të cilët sot as nuk ka një marrëdhënie të mirë, Kryemadhi sërisht flet e sigurt se marrëdhënia e saj me Ilir Metën përfundoi për shkak të hetimeve të SPAK.
Një mesazh i zbuluar në telefonin e Monika Kryemadhit drejtuar një personi që mbante emrin “Zemra ime” u bë shkaku i krisjes së marrëdhënies së dy politikanëve të njohur shqiptarë.
Me bindje të plotë, për të disatën herë Monika theksoi se ajo nuk e ka tradhtuar kurrë Ilir Metën duke nënvizuar se “Zemra ime” ishte personi ai dhe jo një tjetër, ndryshe nga seç u tha.
“Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me ‘Zemra ime’” shtoi Monika Kryemadhi.
Kujtojmë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht u ndanë më 11 prill të 2025, pasi Gjykata Civile vendosi për zgjidhjen martesore mes Metës dhe Kryemadhit, kërkesë e paraqitur fillimisht në gjykatë nga vetë kreu i partisë së Lirisë.
Në seancë për zgjidhjen martesore Ilir Meta u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa Kryemadhi nuk ka qenë e pranishme, por u përfaqësua nga avokati Redi Llanaj.
Fjala e Monika Kryemadhit: Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.
Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.
Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor.
Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”.