Në krahë me dy engjëjt e saj, Kokalari poston foton e Liridonës me fëmijët dhe zbulon takimin me Naim Murselin: Mu duk i butë, paqësor…

Aktivistja shqiptaro-amerikane dhe një ndër personat që ka shprehur interesin për të garuar për të qenë në krye të Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka reaguar pas vendimit të marrë një ditë më parë nga Gjykata e Prishtinës e cila dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin, bashkëshortin e Liridona Ademajt e cila u vra pabesisht me urdhër të babait të dy fëmijëve të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka postuar një foto të Liridonës teksa mban në krahë dy engjëjt e saj, të cilët mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023 mbetën jetimë pasi babai i tyre, Naim Murseli urdhëroi vrasjen e nënës së tyre.
“Uroj që Liridona të jetë tashmë në paqe pas vendimit të drejtësisë, megjithëse është vështirë që një nënë të gjejë paqe pas një makabriteti të tillë, duke lënë pas këta dy djem kaq të vegjël”, shkruan Kokalari mes rreshtave, teksa ka zbuluar më tej dhe një takim që ka pasur me Murselin në të njëjtin vit kur dhe ndodhi tragjedia.
Me insistim të tij, Kokalari ka treguar se ka konsumuar një drekë me të, ndërkohë që përgjatë gjithë kohës që e kishte përballë iu duk i qetë dhe paqësor.
“Është vështirë kur mendon që dikush mund të duket shumë i butë si karakter, i qetë dhe paqësor, e të ketë kapacitetin për krime të tilla”, shkruan ajo.
Reagimi i plotë:
Vërtet që ndjej dhimbje për këta fëmijë.
Nuk e kam njohur Liridonën, por rasti më solli të njoh Murselin, i cili kishte një mënyrë pasivo-agresive për të t’u ngjitur.
Madje në 2023 e takova për drekë në Tiranë, me insistimin e tij.
Është vështirë kur mendon që dikush mund të duket shumë i butë si karakter, i qetë dhe paqësor, e të ketë kapacitetin për krime të tilla.
Këta dy fëmijët i shihja shpesh në Instagramin e Murselit dhe ishin dy engjëj.
Realisht, është e pamundur t’i shoh sërish dhe të mos mendoj se si mbeten pa të dy prindërit brenda 24 orëve.
Uroj që Liridona të jetë tashmë në paqe pas vendimit të drejtësisë, megjithëse është vështirë që një nënë të gjejë paqe pas një makabriteti të tillë, duke lënë pas këta dy djem kaq të vegjël.
Disa ngjarje realisht dhembin!!