“Kumanova është Shqipëri”, Taulanti “çmendë” maqedonasit, reagimet nuk ndalen!/FOTO
Mediave maqedonase nuk i ka ardh mirë për një mbishkrim të lojtarit dhe kapitenit të kombëtares shqiptare U-21, Taulant Seferi, i cili më parë ka luajtur për një kohë të shkurtër edhe për ekipin nacional të Maqedonisë. “Kumanova eshte Shqipreri. Shum i lumtur me fitoren dhe me Asistin. Ju faleminderit per gjitha mesazhet e bukura , krenar me ket fanell kaq te bukur”, kishte shkruar Taulanti në profilin e tij në facebook duke nxjerrë edhe foton me kanatieren ku shkruhej “Kumanova është Shqipëri”.
Sipas disa portaleve ky gjest i lojtarit kumanovar që luan në kampionatin zviceran nuk është i mirë për një sportist dhe se kjo shumë i ka djegur, duke e quajtur skandal.
Shpresat e Shqipërisë janë kthyer tek fitorja, duke mundur Bjellorusinë 3-2 në miqësoren e parë midis këtyre dy skuadrave dhe në të dytën për skuadrën e trajnerit Alban Bushi. Një nga lojtarët kyç të ndeshjes ishte kumanovari Seferi, i cili u kurorëzua me shiritin e kapitenit. Lojtari i Young Boys në Zvicër së fundi ka treguar performancë dhe lojë të mirë. /ZgjohuShqiptar.info