“Na hape plagë të madhe o i miri mamit!” Mësues Albanit i pushoi zemra pas mësimit, nëna e tij “e shkatërruar” i bën dedikimin PREKËS: Pse o Zot ma more djalin e vetëm? Na le me kokë mënjanë…

Zemra e profesor Albanit ndaloi së rrahuri, duke lënë pas një dhimbje të madhe. Ai jetonte në qytetin e Bilishtit, e prej vitesh çdo ditë ai nisej drejt fshatit të thellë të Marjanit, duke përshkuar në këmbë 7 deri në 8 kilometra, vetëm që të mos privonte fëmijët nga dija.
Zemrat e familjarëve të tij janë ende të thyera nga lajmi i kobshëm që morën pak ditë më parë, teksa djali i tyre i vetëm po kthehej nga një ditë e zakonshme mësimi për të cilën se dinte ende që do të ishte e fundit për të.
Nëna e tij, Qazime Bejleri, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrejtin social “Facebook” ka bërë një dedikim shumë prekës për të birin e ndjerë, zemërthyer ajo shkruan: “Na hape një plagë të madhe o Alban , o gojë ëmbli me të gjithë , që nuk do na mbyllet kurrë , kurrë o zemra ,o shpirti ,o trimi jonë o mbreti ynë ALBAN, emri më i bukuri në botë ! Po pse o zot na e more djalin e vetëm”
Më tej ajo shkruan se ai nuk ankohej kurrë nga rruga e gjatë që bënte për të shkuar te nxënësit e tij, dhe pavarësisht kushteve të motit kurrë nuk e la punën: “Po ti na le me kokë mënjanë o shpirti im,më le dy djemtë të vegjël dhe Rinën, që të deshën shumë ,e le motrën tënde që nuk rresht së qari,niprat mbetën pa dajë Klejdisi e Paolon mbetën pa dajë që mi deshe e të deshën shumë !O zemra jonë i shtrenjti ynë ,po ne e dinim se të donim vetëm ne, po ty të paskan dashur, të gjithë ,miqësia ,shoqëria i gjithë Devolli,kudo që ishin ,nga i gjithë vendi kanë shkruar për ty o trimi jonë ,për vlerat e punën tënde fisnike ,që më re në kry të detyrës afër shkollës,vajte dhe nuk u ktheve më”
Në përfundim të statusit të saj ajo falenderon të gjithë ata që e kanë ngushëlluar gjatë kësaj periudhe të vështirë të familjes së saj.
Me rreth tre dekada përvojë në arsim dhe pesë vitet e fundit të përkushtuara në këtë zonë të thellë, profesor Albani jepte mësim për një numër shumë të vogël nxënësish, ndonjëherë vetëm dy apo tre. Por për të, numri nuk kishte rëndësi pasi çdo nxënës ishte një botë më vete dhe kishte rëndësinë e tij.
I rritur në një familje mësuesish, ai trashëgoi dashurinë për dijen dhe respektin për arsimin. Edhe pse prej vitesh vuante nga diabeti, nuk u ndal asnjëherë. Nuk u ankua e nuk bëri “naze”, përkundrazi, vazhdoi të ecte çdo ditë në të njëjtën rrugë të gjatë, i bindur se detyra e tij ishte më e madhe se lodhja apo sëmundja.
Profesor Albani la pas bashkëshorten e tij Blerinën, gjithashtu mësuese, dhe dy fëmijët e tyre. Familjarët tregojnë se ai kishte bërë dhjetëra kërkesa për t’u transferuar më pranë qytetit apo në fshatra më të aksesueshëm, por ato mbetën pa përgjigje. Ai vazhdoi të shkonte aty ku ishte caktuar, duke mos e braktisur asnjëherë detyrën.
Postimi i plotë:
Na hape një plagë të madhe o Alban , o gojë ëmbli me të gjithë , që nuk do na mbyllet kurrë , kurrë o zemra ,o shpirti ,o trimi jonëo mbreti ynë ALBAN, emri më i bukuri në botë ! Po pse o zot na e more djalin e vetëmpse ?????Po ti ike në moshën më të bukur ,sa mbushe 52 vjet o ylli jonë!Punove 6vjet si mësues në fshatin më të largët të Maliqit në Gribec e tani në Marjan dhe nuk i ankove kurrë o shpirt që bëje më këmbë rrugë më të gjatë,5 Orë duke ditur që kishe diabet dhe tension dhe nuk e le punën ,në shi e në borë ,se të prisni nx që ! Po ti na le me kokë mënjanë o shpirti im,më le dy djemtë të vegjël dhe Rinën, që të deshën shumë ,e le motrën tënde që nuk rresht së qari , ,niprat mbetën pa dajë Klejdisi e Paolon mbetën pa dajë që mi deshe e të deshën shumë !
O zemra jonë i shtrenjti ynë ,po ne e dinim se të donim vetëm ne, po ty të paskan dashur, të gjithë ,miqësia ,shoqëria i gjithë Devolli,kudo që ishin ,nga i gjithë vendi kanë shkruar për ty o trimi jonë ,për vlerat e punën tënde fisnike ,që më re në kry të detyrës afër shkollës,vajte dhe nuk u ktheve më o i miri i mamit, o i miri babit o i bukuri motrës ,i shtrenjti i Anisit & Enesit që i le të vegjël ,po ti ishe respektuar i të gjithëve, o i miri Zotit që e deshe aq shumë dhe prandaj të morroi në gjirin e Tij ! O zemra ime,o shpirti jonë nuk mbeti njeri nga i gjithë vendi me telefonata, me mesazhet e ardhjen e tyre për të dhënë lamtumirën e fundit zemrës, shpirtit më të bukur Albanit ! Prandaj ju falenderojmë të gjithëve nga zemra, brenda dhe jashtë vendit kudo që jeni dhe ua shpërblefshim për gëzime familja Bejleri!Të qoftë dheu i lehtë i shtrenjti Alban ! Shpirti tënd i bukur u prehtë në paqeo fisniku jonë!Qofsh i XHENETIT i shpiiiiiiiiiriti,oPrinci ynë